Burimi: 
								Javanews.al
								
							
                                    Foto © Javanews.al                                
                            Bllokohen 14 turistë të huaj në kanionin e Langaricës në Përmet, policia u vjen në ndihmë
                            Policia e Përmetit ka shpëtuar 14 turistë të huaj që kishin mbetur të bllokuar në një pjesë të kanionit të Langaricës, teksa eksploronin më këmbë zonën. Ata u bllokuan në vendin e quajtur “Ura e Dashit, për shkak të rritjes së nivelit të ujit në lumë nga reshjet e shiut. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse dhe ato të zonave të mbrojtura, u nisën drejt zonës ku kishin mbetur të bllokuar turistët dhe bënë të mundur shpëtimin e tyre. Policia njofton se të gjithë turistët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Ata falënderuan shërbimet e Policisë dhe strukturat e tjera, për përkushtimin dhe humanizmin e treguar, si dhe për ndihmën e dhënë në kohë rekord.