Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Zbulimi Interesant – Si e mbron zemrën vaji i ullirit
Kur njeriu ushqehet, në gjakun e tij rritet niveli i një proteine që njihet si apolipoprotein A-IV, e cila luan një rol të rëndësishëm në parandalimin e atakut në zemër dhe ishemisë. Rritja e nivelit të kësaj proteine ndodh kryesisht kur njeriu konsumon vaj ulliri ose ushqime me yndyrna të pangopura. Së fundmi, studimet të cilave u referohet AgroWeb.org kanë zbuluar se kjo proteinë parandalon edhe bllokimin e enëve të gjakut. Një gjë e tillë mund të shkaktojë atak në zemër, ishemi ose vdekje të parakohshme. Artereoskleroza Dhe Tromboza Në shumicën e rasteve, ataku në zemër dhe ishemia shkaktohen si pasojë e artereosklerozës. Kjo është një sëmundje që ka të bëjë me bllokimin e enëve të gjakut nga pllakat artereosklerotike të cilat mbivendosen në...