Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Pronat e krimit jepen me qira! Fitimet për shtetin mbi 100 milionë lekë nga 291 kontrata të lidhura deri tani
Ky apartament luksoz në një zonë rezidenciale në Tiranë jepet me qira vetëm për 55 mijë lekë. Edhe ky apartament në Vlorë. Thirrjet për dhënien me qira të bizneseve, qendrave rezidenciale dhe vila në Gjirin e Lalëzit dhe në zona bregdetare që janë futur në listën e aseteve që burojnë nga krimi i organizuar janë të përditshme nga institucion që i administron derisa ato konfiskohen dhe i kalojnë shtetit si këto monedha ari deri tek mjete si kjo motosharrë. Në raport pasuritë që dyshohet se janë vendosur kryesisht nga trafiqet e drogës, pasuritë që burojnë nga korrupsioni janë shumë të pakta Aktualisht janë lidhur 291 kontrata qiraje nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara. Gjatë një komunikimi përmes postës elektronike ky institucion...