Studentët në bllokadë: Qeveria Vuçiç po përgatit një skenar të përshkallëzimit të dhunës në rrugë në ditët në vijim

Studentët në bllokadë: Qeveria Vuçiç po përgatit një skenar të përshkallëzimit të dhunës në rrugë në ditët në vijim

Studentët në bllokadë kanë ngritur sot shqetësimin se ekziston një dyshim të bazuar se qeveria po përgatit një skenar të përshkallëzimit të dhunës në rrugë në ditët në vijim. Sipas tyre, ky skenar do të pasohej nga kriminalizimi formal i rezistencës dhe një valë e re shtypjeje ndaj qytetarëve. Ata i bënë thirrje opinionit publik të qëndrojë i qetë, i përmbajtur dhe jo i dhunshëm, por njëkohësisht i përgatitur dhe i vendosur për të mbrojtur sovranitetin dhe të drejtat demokratike. Në një deklaratë të publikuar në Instagram, studentët e quajtën “të turpshëm” fjalimin e presidentit Aleksandar Vuçiç, duke e konsideruar si një kapitull tjetër të një modeli nëntëmujor të nxitjes së luftës civile. “Ne nuk jemi ata që i frikësojmë njerëzit tanë për hir të...