Letra/ Publikohet teksti i “Nesti Angonit” nga i cili nisi procedimi penal ndaj Veliajt

Letra/ Publikohet teksti i “Nesti Angonit” nga i cili nisi procedimi penal ndaj Veliajt

Në kërkesën e tij drejtuar Gjykatës për zhvlërësimin e akteve hetimore, Erion Veliaj ka publikuar të plotë tekstin që personi anonim “Nesti Angoni” – i cili u vërtetua se nuk ekziston – i ka dërguar SPAK-ut, dhe mbi bazën e të cilit janë nisur veprimet hetimore ndaj tij. Ajo që bie menjëherë në sy është se teksti është një denoncim i shkruar dobët, i pastukturuar, gati si nga një dorë injoranti, i mbështetur mbi thashetheme. Megjithatë, SPAK ka nisur hetimin duke konsideruar si “të vërtetë” faktin që ekziston një person me emrin Erion Veliaj, ekziston Gentiana Sulaj, dhe ekziston Genti Sulaj. Pas kësaj, zyra e shtypit e SPAK – e cila në mënyrë të përsëritur është kritikuar për transformimin në një zyrë të stilit të...