Burimi:
Diasporashqiptare.al

Foto © Diasporashqiptare.al
Takim i hapur me shkrimtarin dhe publicistin Enver Robelli në Ulqin
Më 22 gusht, në orën 19:00, Libraria “Ulqini” do të kthehet në një hapësirë takimi të veçantë me shkrimtarin dhe publicistin e njohur Enver Robelli.Nga Cyrihu në Prishtinë e deri në brigjet e Ulqinit, Robelli ka sjellë gjithmonë zërin e tij të veçantë publicistik, ku fjala shndërrohet në dritare kujtese dhe pasqyrë të kohës sonë bashkëkohore. Me stilin e tij analitik dhe rrëfimin e ngrohtë, ai di të lidhë përvojën personale me kujtesën kolektive, duke hapur hapësira reflektimi për lexuesit dhe dëgjuesit.Ky takim i hapur është një mundësi e rrallë për të dëgjuar jo vetëm mjeshtrin e shkrimit dhe përkthimit, por edhe udhëtarin e mendimit bashkëkohor, i cili fton publikun të ndalet mbi pyetjet dhe sfidat e shoqërisë sonë.Organizatorët ftojnë të gjithë të apasionuarit pas...