Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Dilema e zonjës Lindë “paradhoma apo dhoma e gjumit” si versioni shekspirian “të rroç a mos rroç”
Në intervistën e zonjës Lindë të disa ditëve më parë shumë njerëz nxituan të blinin në tezga revistën që e botoi me pritshmërinë sesi do të ishte opinioni i bashkëshortes të kryeministrit. Që në gërmat e para të intervisës deri në pikën e mbylljes gjeje një material me autopyetje dhe përgjigje të së intervistuarës, ku mundohej të sqaronte pozicionin e saj në raport me kryeministrin-bashkëshort. “Paradhoma apo dhoma e gjumit”, kjo ishte dilema e përkthyer në versionin shekspirian “të rroç apo mos rroç”, ku e intervistuara e kishte distancuar veten me dezifenktim higjenik në raport me pushtetin e burrit. “Duke mos pranuar që në ditën e parë të Edit në pushtet dhe në asnjë ditë të Edit kryeministër që ta lejoj thelbin tim qytetar, profesional...