Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Tan Lepri, nga “dhurues i vilës” për Ramën te “bandilli” i Ballukut/ Afera e parkut fotovoltaik në Ersekë dhe roli në blerjen e zgjedhjeve
Historia e Tan Leprit është një pasqyrë e pastër e mënyrës se si pushteti i sotëm ka ngritur një sistem klientelist ku biznesi, krimi dhe politika shkrihen në një. I njohur fillimisht si biznesmeni që i dhuroi një vilë në Sauk Edi Ramës në kohën kur ky ishte kryetar bashkie, Lepri ka lëvizur ndër vite mes aleancave me Monika Kryemadhin dhe lidhjes së pandarë me Ramën. Sot, ai njihet si “bandilli” i Belinda Ballukut një figurë kyçe në skemën e saj politike dhe financiare. Parku fotovoltaik në Ersekë – shpërblimi i shërbimeve politike Sipas denoncimeve publike, Tan Lepri ka përfituar një sipërfaqe prej 80 hektarësh pyll në Ersekë, të cilët janë prerë për t’i hapur rrugë ndërtimit të një parku fotovoltaik. Bashkia e Ersekës i...