Prindërit nuk regjistrojmë dot fëmijët në klasë të parë: E-Albania nuk punon!

Prindërit nuk regjistrojmë dot fëmijët në klasë të parë: E-Albania nuk punon!

Prindërit po përballen me vështirësi serioze për të regjistruar fëmijët e tyre në klasë të parë, si pasojë e mosfunksionimit të platformës shtetërore e-Albania. Sipas denoncimeve të qytetarëve për mediat, janë përpjekur prej pesë ditësh të kryejë regjistrimet, por pa sukses. E njëjta situatë konfuze është raportuar nga disa prindër, të cilët nuk kanë arritur të finalizojnë procesin. Shqetësimi i prindërve rritet nga fakti që institucionet arsimore kanë theksuar se regjistrimi mund të bëhet vetëm online, përmes e-Albania-s, duke mos pranuar aplikime fizike në shkolla. Kjo bën që prindërit të ndihen të pafuqishëm dhe të pasigurt për fatin e regjistrimit të fëmijëve të tyre. Të prekurit kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet kompetente për të zgjidhur problemin teknik, duke garantuar që asnjë fëmijë të mos...