Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Pushteti i Ramës po e bën ‘qesharak’ demokracinë
Nga Ben Andoni Për ditë e më shumë dhe, madje edhe në paqësinë e këtyre ditëve të pushimit po ndjejmë fuqinë e pushtetit me tendenca autokratike të kryeministrit Rama në vend. Arroganca e skajshme, përballja e njerëzve të tij me pushtetin dhe të mirat, siguria “skajore” zgjedhore, vetëbesimi e tij se do të largohet “kur të dojë ai”, apo shprehje të tilla “se nuk keni parë gjë akoma” dhe shumë elementë që përcillen dhe kultivohen prej servilizmit të njerëzve përreth, e bëjnë pushtetin e tij që dukshëm të manifestojë tendenca autokratikë. Mania e madhe e ndërtimeve të kullave ngado dhe ideja e gjigandomanisë për ta përjetësuar vizualisht qeverisjen dhe për ta thelluar diferencën e tij në drejtim me opozitën është një aspekt tjetër i asaj...