Veç dëmeve në banesa, të mbjella e bagëti, zjarret e këtij viti kanë dëmtuar edhe “botën e egër”

Veç dëmeve në banesa, të mbjella e bagëti, zjarret e këtij viti kanë dëmtuar edhe “botën e egër”

Veç dëmeve në banesa, të mbjella e bagëti… zjarret e këtij viti kanë dëmtuar edhe “botën e egër” në zonat e mbrojtura. Nga “Lurë-Mali i Dejës” në veri te malësia e Gramshit në qendër dhe veçanërisht Syri i Kaltër e Gërmenja në jug shumë kafshë e shpendë u dogjën nga flakët e zjarrit ndërsa të tjera humbën habitatin ku jetonin. “Pothuajse i gjithë pellgu i bashkisë Delvinë, përfshirë zonën e Syrit të Kaltër, ka vlera të jashtëzakonshme peizazhi dhe biodiversiteti. Po ashtu, edhe zona të tjera si Puka apo Fushë-Arrëzi, ashtu si edhe malësia e Gramshit, përfaqësojnë pasuri të çmuara natyrore, veçanërisht për gjitarët e mëdhenj”, thotë për A2 CNN Aleksandër Trajçe, Drejtor Ekzekutiv i PPNEA. Kafshët e egra që nuk arrijnë të shpëtojnë shpesh...