Përfundon projekti emergjent për Urën e Milotit, pritet të hapet për automjetet deri 3.5 tonë

Përfundon projekti emergjent për Urën e Milotit, pritet të hapet për automjetet deri 3.5 tonë

Ka përfunduar hartimi i projektit për ndërhyrje emergjente në Urën e Milotit me qëllim hapjen për trafikun e mjeteve me peshë deri në 3.5 tonë. Projekti është hartuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, në bashkëpunim me Universitetin Politeknik të Tiranës. ARRSH brenda kësaj jave do të mbyllë edhe fazën e përgatitjes së procedurës së përshpejtuar për tenderim. ‘Autoriteti Rrugor Shqiptar, në bashkëpunim me Universitetin Politeknik të Tiranës, përfunduan në një kohë të shkurtër hartimin e projektit për ndërhyrje emergjente në Urën e Milotit, me qëllim hapjen sa më parë për trafikun e mjeteve me peshë deri në 3.5 T. ARRSH brenda kësaj jave do të mbyllë edhe fazën e përgatitjes së procedurës së përshpejtuar për tenderim’, thuhet në njoftim. Ura e Milotit mbi lumin Mat, me një gjatësi...