Korçë/U konfliktuan me 2 persona dhe kundërshtuan punonjësit e policisë, 3 në pranga

Korçë/U konfliktuan me 2 persona dhe kundërshtuan punonjësit e policisë, 3 në pranga

Policia e Korçës ka vënë në pranga 3 shtetas, pasi u konfliktuan fizikisht me 2 shtetas dhe kundërshtuan me forcë punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit në Komisariat. Po ashtu janë proceduar në gjendje të lirë 7 shtetas të tjerë, pasi kanë kundërshtuar dhe kanë penguar punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit të 3 shtetasve të arrestuar. “Më datë 18.08.2025, rreth orës 01:00, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim për një konflikt ndërmjet disa shtetasve, në lagjen nr. 17, Korçë, në vendin ku ishte duke u zhvilluar Festa e Birrës. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërhyrë për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit. Në vijim të veprimeve procedurale, janë shoqëruar në Komisariat, shtetasit A. M., S. M. dhe E. B., të...