Plagosja e 27-vjeçarit në Korçë/ Dalin para gjykatës katër të arrestuarit, burg për autorin që sulmoi me thikë të riun

Plagosja e 27-vjeçarit në Korçë/ Dalin para gjykatës katër të arrestuarit, burg për autorin që sulmoi me thikë të riun

Katër personat e arrestuar pas ngjarjes së plagosjes së 27-vjeçarit në Dvoran të Korçës dolën sot para gjykatës. Gjykata caktoi masën “detyrim paraqitje” për tre prej tyre, ndërsa për njërin u vendos që të hetohet në gjendje të lirë. Konkretisht, në masën “detyrim paraqitje” u lanë Isuf Dalip, Dhimitër Kodra dhe Bilal Shkëmbi, ndërsa në gjendje të lirë do të hetohet Thanas Paskali. Ekspertiza mjeko-ligjore konkludoi se Aleks Qiqi u plagos lehtë nga katër të arrestuarit. Këta të fundit, sipas hetimeve, reaguan duke e goditur pasi Qiqi plagosi me thikë 27-vjeçarin Ari Kodra. Ndërkohë, për masën e autorit të plagosjes, seanca u zhvillua në ambientet e spitalit rajonal të Korçës, për shkak se ai po merr ende trajtim mjekësor. Seanca për masën e sigurisë ndaj...