Gjykata konfirmon shkarkimin e Millorad Dodik nga posti i presidentit, shpallen zgjedhje të parakohshme në Republikën Srpska

Gjykata konfirmon shkarkimin e Millorad Dodik nga posti i presidentit, shpallen zgjedhje të parakohshme në Republikën Srpska

Divizioni i Apelit i Gjykatës së Bosnjës dhe Hercegovinës hodhi poshtë ankesën e Milorad Dodik kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) i cili i hoqi atij mandatin si President i Republika Srpska. Kështu shkruajnë mediat në Bosnjë dhe Hercegovinë, sipas të cilave, me këtë, Dodik zyrtarisht nuk është më në atë pozicion dhe KQZ është e detyruar të shpallë zgjedhje të parakohshme për presidentin e entitetit. KQZ-ja kishte marrë më parë një vendim për ndërprerjen e mandatit të tij, por ai mund të hynte në fuqi vetëm pasi të bëhej ligjërisht i detyrueshëm, domethënë, i konfirmuar nga Divizioni i Apelit i Gjykatës së Bosnjës dhe Hercegovinës.  Dhe vendimi i sotëm vendosi ligjërisht se Dodik nuk e kryen më funksionin e Presidentit të RS-së....