Aktakuzë, për rrënimin e një objekti të trashëgimisë kulturore në Prizren

Aktakuzë, për rrënimin e një objekti të trashëgimisë kulturore në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj dy zyrtarëve në Prizren, të cilët po akuzohen për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, lidhur me rastin e rrënimit të një objekti që ishte në listën e trashëgimisë kulturore. Vepra dyshohet se është kryer në periudhën 5 janar 2024 deri më 4 prill të po atij viti, kur sipas Prokurorisë, P.B., në cilësinë e drejtorit për urbanizëm dhe E.Th., në cilësinë e bashkëpunëtores profesionale, kanë tejkaluar kompetencat e tyre zyrtare dhe me qëllim “i shkaktojnë dëm Ministrisë së Kulturës duke mundësuar përfitim të dobisë pasurore për investitorin A.Xh.”. Prokuroria pretendoi se drejtori i urbanizimit në Prizren e ka ditur se kompleksi “Saraji i vjetër” është në kuadër të mbrojtjes së përhershme kulturore, gjë që pamundëson rrënimin...