Shkak edhe informaliteti, vetëm 1 në 4 turistë që vijnë në Shqipëri flenë

Shkak edhe informaliteti, vetëm 1 në 4 turistë që vijnë në Shqipëri flenë

Vetëm një në katër turistë që hyri në Shqipëri në qershor fjeti në një nga hotelet, bujtinat apo apartamentet me qira të vendit. Kjo të paktën sipas të dhënave zyrtare. Nga mbi 1.3 milionë vizitorë të huaj, të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se vetëm 369 mijë e 683 prej tyre u akomoduan për të paktën një natë. “Kjo tregon vërtetë situatën dhe siç e kemi thënë më shumë ne jemi vend transit. Kjo mund të vijë edhe si pasojë e shtimit të numrit të strukturave akomoduese që nuk janë të përfshira në sistemin e integruar të turizmit, por gjithsesi mund të themi që shumë pak të huaj flenë në Shqipëri”, thotë për mikrofonin e A2 CNN, Zak Topuzi. Thirrjet e qeverisë, shpesh të...