Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Plagosja e 27-vjeçarit në Korçë, dalin para gjykatës 4 të arrestuarit
Katër personat e arrestuar pas ngjarjes së ndodhur në fshatin Dvoran të Korçës, ku një 27-vjeçar mbeti i plagosur, janë paraqitur sot para gjykatës për caktimin e masave të sigurisë. Gjykata e Korçës ka vendosur masën “detyrim paraqitje” për tre prej të arrestuarve: Isuf Dalip, Dhimitër Kodra dhe Bilal Shkëmbi. Ndërsa për Thanas Paskalin është vendosur që të hetohet në gjendje të lirë. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, Aleks Qiqi – i cili mbeti i plagosur – ka pësuar dëmtime të lehta nga të katërt personat e arrestuar. Ngjarja ndodhi pas një konflikti, kur Qiqi goditi me thikë 27-vjeçarin Ari Kodra. Në reagim ndaj këtij akti, katër të arrestuarit e kanë goditur Qiqin, duke i shkaktuar plagë të lehta. Sa i përket autorit të plagosjes me thikë,...