Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Plagosja e 27-vjeçarit në Korçë/ Dalin para gjykatës katër të arrestuarit, detyrim paraqitje për tre prej tyre
Dalin para gjykatës 4 personat e arrestuar pas ngjarjes së plagosjes së 27-vjeçarit në Dvoran të Korçës. Gjykata ka caktuar masën detyrim paraqitje për 3 prej të arrestuarve, ndërsa për njërin prej tyre u vendos të hetohet në gjendje të lirë. Konkretisht në masë detyrim paraqitje u la Isuf Dalip, Dhimitër Kodra dhe Bilal Shkëmbi, ndërsa në gjendje të lirë do hetohet Thanas Paskali. Ekspertiza mjeko ligjore ka konkluduar se Aleks Qiqi u plagos lehtë nga katër të arrestuarit. Këta të fundit, pasi Qiqi plagosi me thikë 27-vjeçarin Ari Kodra, reaguan duke e goditur. Sa i përket masës së autorit të plagosjes, seanca do të zhvillohet në ambientet e spitalit rajonal të Korçës për shkak se autori është duke marrë ende trajtim mjekësor. Top Channel