Veshja e presidentit ukrainas çështje diskutimi para takimit me Trump, cila do të jetë zgjedhja e Zelensky-t

Veshja e presidentit ukrainas çështje diskutimi para takimit me Trump, cila do të jetë zgjedhja e Zelensky-t

Veshja e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka qenë çështje diskutimi në takimin e mëparshëm kokë më kokë mes tij dhe Trump, i cili përfundoi në një fiasko diplomatike. Shtëpia e Bardhë, iu drejtua zyrtarëve ukrainas për të mësuar nëse presidenti Volodymyr Zelensky, do të shfaqet me kostum gjatë takimit të tij me presidentin Donald Trump në Zyrën Ovale sot. Sipas mediave te huaja, kjo cështje ka rëndësi, pasi në takimin e mëparshëm mes dy liderëve, në muajin mars, paraqitja e Zelenskyt ishte komentuar gjerësisht. Trump kishte ironizuar zgjedhjen e presidentit ukrainas për të veshur uniformë me stil ushtarak, duke thënë gjatë pritjes në Shtëpinë e Bardhë se “sot është veshur shumë zyrtarisht”. Zyrtarë amerikanë në atë kohë vlerësuan se çështja e veshjes kontribuoi, qoftë edhe...