KQZ i hoqi mandatin e Presidentit, Dodik paralajmëron referendum në shtator

KQZ i hoqi mandatin e Presidentit, Dodik paralajmëron referendum në shtator

Presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, ka njoftuar se në këtë entitet të Bosnje e Hercegovinës do të mbahet referendum në fund të shtatorit. Këtë e tha ai më 18 gusht në një konferencë për media në Banja Llukë, në të cilën kryeministri i entitetit, Radovan Vishkoviç, dha dorëheqje. Shpallja e referendumit erdhi pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Bosnje e Hercegovinës (KQZ) ia hoqi Dodikut mandatin për postin e presidentit të Republikës Sërpska. Dodik kërkon që për këtë çështje të shprehen qytetarët. Vendimi i KQZ-së u mor pak ditë pasi Gjykata e Bosnjës, në fillim të gushtit, e shpalli Dodikun fajtor dhe e dënoi me një vit burgim, si dhe me gjashtë vjet ndalim për ushtrimin e funksioneve publike, për shkak të mosrespektimit të...