Poeti Lulzim Tafa pjesë e ekspozitës ndërkombëtare poetike “Shi Xu” në Shangai të Kinës

Poeti Lulzim Tafa pjesë e ekspozitës ndërkombëtare poetike “Shi Xu” në Shangai të Kinës

Poezitë e poetit të mirënjohur kosovar Lulzim Tafa janë përzgjedhur krahas poezive të 100 poetëve botërorë që po marrin pjesë në ekspozitën ndërkombëtare poetike me titull “Shi Xu” (Fije Poetike), e cila po mbahet në qytetin e kulturës, Shangai të Kinës. Ekspozita, e që nisi më 13 gusht, do të qëndrojë e hapur deri më 17 shtator 2025 në Bibliotekën e Qytetit të Shangait, një qytet me mbi 24 milionë banorë, i njohur për pasurinë dhe shumëllojshmërinë kulturore. Vargjet e poetit Lulzim Tafa u prezantuan në Shangai krahas figurave më të njohura botërore të letërsisë si Paul Celan, Dylan Thomas, e Rabindranath Tagore, si dhe poetë të tjerë klasik e modernë nga Kina dhe e gjithë bota. Si pjesë e Panairit të Librit të Shangait...