Kamioni u përplas me dy makina, zbardhet identiteti të plagosurve në Shkodër (Emrat)

Kamioni u përplas me dy makina, zbardhet identiteti të plagosurve në Shkodër (Emrat)

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me aksidentin e rëndë të regjistruar mesditën e sotme në Shkodër. Tre të plagosur mesohet se kanë mbetur Mateo Luli, Laura Luli dhe Hilmi Shkrela. Ata ndodhen në spital dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën. Fatkeqësisht nga aksidenti nuk ka mundur të mbijetojë shoferi i një prej mejteve të përfshira në ngjarje. Policia bëri me dije se kamioni fillimisht është përplasur me një mjet dhe më pas është përplasur edhe me një makinë tjetër. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit ndërsa kamioni është kthyer përmbys në rrugë dhe njëri mjet është coptuar.