Sherr në Korçë/ U konfliktuan fizikisht me dy shtetas dhe kundërshtuan me forcë efektivët e Policisë, pranga tre personave

Sherr në Korçë/ U konfliktuan fizikisht me dy shtetas dhe kundërshtuan me forcë efektivët e Policisë, pranga tre personave

Korçë U konfliktuan fizikisht me 2 shtetas dhe kundërshtuan me forcë punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit në Komisariat, vihen në pranga 3 shtetas. Procedohen në gjendje të lirë 7 shtetas të tjerë, pasi kanë kundërshtuar dhe kanë penguar punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit të 3 shtetasve të arrestuar. Më datë 18.08.2025, rreth orës 01:00, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim për një konflikt ndërmjet disa shtetasve, në lagjen nr. 17, Korçë, në vendin ku ishte duke u zhvilluar Festa e Birrës. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërhyrë për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit. Në vijim të veprimeve procedurale, janë shoqëruar në Komisariat, shtetasit A. M., S. M. dhe E. B., të përfshirë në konflikt, të cilët i kanë...