“U vra, mos e kërkoni”/ Zhduket pa gjurmë në Spanjë Miklovan Danaj, zbardhet mesazhi që mori familja

“U vra, mos e kërkoni”/ Zhduket pa gjurmë në Spanjë Miklovan Danaj, zbardhet mesazhi që mori familja

Miklovan Danaj është zhdukur në Spanjë pa asnjë gjurmë prej datës 11 Maj. I zhdukur është babai i një fëmije të mitur dhe sipas gazetares Klodiana Lala, personi i fundit që ka takuar është bashkëshortja e tij. Ka qenë e shoqja e Miklovan Danajt që ka bërë denoncimin në Spanjë për humbjen e kontakteve me bashkëshortin, ndërsa kallëzim është bërë edhe në policinë e Shkodrës. Pas zhdukjes së tij një person ka shkuar tek familja e tij dhe u ka thënë që “Miklovani është vrarë, mos e kërkoni”. Miklovan Danaj ka qenë në burg në Itali për 3 muaj. Familjarët kanë dyshime se ai është vrarë dhe kërkojnë zbardhjen e ngjarjes./Balkanweb