Lukaku, dëmtimi rezulton shokues. Këputje në kofshën e majtë, po vlerësohet ndërhyrja kirurgjikale

Lukaku, dëmtimi rezulton shokues. Këputje në kofshën e majtë, po vlerësohet ndërhyrja kirurgjikale

Në gjuhën e ftohtë dhe shpesh “brutale” të mjekësisë, ka shkuar kështu: “Pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen kundër Olympiacos, Romelu Lukaku iu nënshtrua, pranë ‘Pineta Grande Hospital’, ekzaminimeve instrumentale që zbuluan dëmtim të shkallës së lartë të muskulit ‘rektus femoris’ të kofshës së majtë. Futbollisti ka nisur tashmë procesin rehabilitues dhe do t’i nënshtrohet gjithashtu një konsulte kirurgjikale”. Pra, jemi larg 2 muajve mungesë në fushat e blerta, sa shpresohej për “Big Rom”, i projektuar titullar i padiskutueshëm i sulmit të Napolit. “Lezion i shkallës së lartë” është praktikisht një këputje muskulore. Dhe ajo frazë “konsultë kirurgjikale” e kthen situatën në dilemë ekzistenciale. Stafi mjekësor, me specialistët, do të vendosin cili është opsioni më i mirë për rikuperimin e Lukakut. Dy janë hipotezat: terapi...