Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Video/ Paradokset e Berishës: Nga thirrjet për mbrojtje të drejtësisë, te sulmet ndaj saj
Ish-kryeministri Sali Berisha doli sot nga ambientet e SPAK dhe mbajti një konferencë shtypi, ku nuk munguan paradokset dhe kontradiktat. Në nisje, Berisha akuzoi Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë se nuk reagojnë ndaj sulmeve të kryeministrit Edi Rama kundër drejtësisë.“KLGJ dhe KLP, asnjë fjalë të vetme për sulmet e Ramës ndaj njerëzve të drejtësisë,” u shpreh ai. Por vetëm pak sekonda më vonë, vetë Berisha u rikthye me sulme të ashpra ndaj sistemit të drejtësisë, duke akuzuar emra konkretë.“Ndërkohë KLGJ e Llagamit mbron Irena Gjokën me tre vepra penale, e cila e ka vendin ku është një shkelëse ordinere ligji,” deklaroi ai. Në vijim, sulmet e tij u drejtuan edhe ndaj kreut të SPAK, Altin Dumanit, të cilin Berisha e...