Moti i freskët dhe i paqëndrueshëm deri të premten, paralajmëron meteorologia: Ja çfarë na pret në fundjavë

Moti i freskët dhe i paqëndrueshëm deri të premten, paralajmëron meteorologia: Ja çfarë na pret në fundjavë

Pas disa ditësh të qeta, java që ka nisur pritet të sjellë ndryshime të shpeshta në mot. Deri të premten, vendi do të përballet me një freski relative, ku nuk do të mungojnë as reshjet. “Parashikoj që kjo javë të jetë e freskët, nëse do t’i krahasonim gjithmonë temperaturat me çfarë kemi përjetuar. Megjithatë do jetë e paqëndrueshme. Parashikohet që ditën e martë të mbetet me reshje zona veriore dhe verilindore. Të mërkurën e të enjten ka një përmirësim të theksuar të motit, ku do ketë më shumë kthjellime edhe pse vranësirat do jenë prezente, sërish të premten do të rikthehen reshjet e shiut pothuajse në gjithë zonën malore lindore”, u shpreh Tanja Porja, meteorologe e Meteoalb. Temperaturat nuk do të kalojnë 32 gradë, por...