Nga alkooli dhe shpejtësia, te parakalimi dhe parkimi i gabuar/ Rrugorja ndëshkon 892 shoferë, 2 i arreston

Nga alkooli dhe shpejtësia, te parakalimi dhe parkimi i gabuar/ Rrugorja ndëshkon 892 shoferë, 2 i arreston

Policia Rrugore e Beratit ka ndëshkuar gjatë dy javëve të fundit rreth 900 drejtues mjetesh për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, ndërsa ka arrestuar dy shoferë dhe marrë nën akuzë një tjetër. Ky është bilanci i aksionit që vijon me monitorimet në të gjitha akset e qarkut, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore. Vëmendje e veçantë i është kushtuar mjeteve të cilët qarkullojnë me xhama të riveshur dhe shoferëve që drejtojnë mjetin, nën ndikimin e alkoolit. “Gjatë 2 javëve të fundit, janë arrestuar 2 shtetas, për drejtim të mjetit, në ndikimin e alkoolit. Gjithashtu, është proceduar në gjendje të lirë 1 shtetas për drejtim të mjetit, pa leje drejtimi”, tha policia vendore. Policia Rrugore e Beratit apelon për...