Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
The Telegraph: Rënia e shpejtë e klanit më të frikshëm të drogës në Shqipëri
Klani Çela-Çopja konsiderohej një nga grupet më të fuqishme kriminale në Europë, me ndikim të drejtpërdrejtë në çmimin e kokainës në tregjet evropiane. Drejtuar nga Franc Çopja, 33 vjeç, dhe Ervis Çela, 41 vjeç, ky grup shqiptar trafikonte miliarda paund kokainë nga Amerika Latine në portet e Bashkimit Evropian dhe pastronte paratë përmes një rrjeti të gjerë biznesesh, që përfshinte prona të mëdha, një resort me pesë yje, vila dhe apartamente luksoze. Sipas hetimeve, kriminelët grumbulluan kaq shumë para sa diskutuan se ishte më mirë t’i fshihnin nën rrënjët e ullinjve apo t’i konvertonin në ar të pastër. Por brenda pak ditësh, operacioni i tyre u rrëzua plotësisht: Çopja dhe Çela u arrestuan së bashku me ndihmësit e tyre më të rëndësishëm dhe asetet e...