Kriza e mbetjeve në Shqipëri: Nyja lidhëse mes krimit të organizuar dhe fondeve publike

Kriza e mbetjeve në Shqipëri: Nyja lidhëse mes krimit të organizuar dhe fondeve publike

FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Në një rrip toke mes lumit Erzen dhe një ligatine të gjelbër në fshatin Shetël të Shijakut, grumbujt e mbetjeve urbane janë pjesë e pandashme e peizazhit. Dikur habitat për shpendë dhe gjallesa të tjera ujore, ligatina po e humbet funksionin e saj natyror për shkak të ndotjes nga mbeturinat. Sipas banorëve dhe dëshmive të mbledhura nga BIRN, kamionët e kompanisë “AMR”, kontraktore e Bashkisë Shijak, kanë shkarkuar aty për vite me radhë, jo vetëm nga zonat përreth, por edhe nga fshatra më të largët si Maminasi. Fenomeni u bë i dukshëm vetëm pas rënies së një serie zjarresh, që zbuluan shtresat e plehrave dhe tërhoqën vëmendjen e mediave. “Kanë tre vjet që i sjellin këtu,” tha për BIRN Demir Stafa, banor i...