Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Kishte gëlltitur 100 kapsula kokainë të pastër, kapet në aeroport një shtetas nga Amerika Latine
Një burrë është arrestur sot në aeroportin “Eleftherios Venizelos” në Greqi, pasi kishte gëlltitur një sasi të madhe kokaine. Sipas policisë greke, i huaji, i ardhur nga një vend i Amerikës Latine, u kap nga hetuesit e anti-drogës të Drejtorisë së Krimeve të Organizuar (DAOE) për tentativë për të futur drogë, të cilën e kishte gëlltitur për ta transportuar. Burri, që udhëtonte nga Brazili përmes Francës, kishte gëlltitur 100 pako kokainë, secila paketë ishte 11 gram me pastërti 90%.