Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Katër vatra aktive në Shqipëri, zjarret më problematike janë në Kolonjë dhe pyjet në Fushë-Arrëz
Vendi vazhdon të përballet me zjarret në një pjesë të territorit, edhe pse situata ka njohur përmirësim në 24 orët e fundit. Ministria e Mbrojtjes raporton se janë evidentuar 23 vatra, nga të cilat 16 janë shuar, 4 vatra janë aktive dhe 3 të tjera janë në monitorim. Aktualisht po punohet me intensitet në fshatin Tërnovë të Bashkisë Bulqizë, ku zjarri vazhdon të përparojë në dy vatra: në zonën e Liqenit të Zi dhe në Valikardhë, ndërsa vijon ndërhyrja nga forcat zjarrfikëse, pyjore dhe bashkiake. Në fshati Val zjarri është me intensitet të ulët, e aktualisht është në monitorim nga autoritetet vendore dhe banorët. Në bashkinë e Fushë-Arrëzës, konkretisht në fshatrat Xeth, Kolumri dhe Trun ka disa vatra të dala jashtë kontrollit. situata mbetet kritike...