Ushtria europiane brenda Ukrainës? Meloni përplaset me Macron para takimit me Trump: Rusia me 1.3 milionë ushtarë, ne sa do dërgojmë?

Ushtria europiane brenda Ukrainës? Meloni përplaset me Macron para takimit me Trump: Rusia me 1.3 milionë ushtarë, ne sa do dërgojmë?

Kryeministrja italiane shpjegoi dje para “koalicionit të të vullnetshmëve” se tani është e nevojshme të mbështeten përpjekjet e presidentit amerikan: “Ta sulmosh do të thotë të prishësh gjithçka”. Dhe për takimin Trump- Putin- Zelensky ajo këmbëngul për kandidaturën e Romës, ndërsa Macron synon Gjenevën. Fillimisht ajo ndaloi në Romë, për t’u lidhur me videokonferencën e “të Vullnetshmëve” dhe për të përcaktuar një linjë të përbashkët që do të paraqitet sot në Shtëpinë e Bardhë, kur liderët kryesorë europianë, presidentja e BE-së von der Leyen dhe kreu i NATO-s Rutte do të takojnë Trump dhe Zelensky. Më pas në mbrëmje Giorgia Meloni — gjithmonë me telefonin në dorë — u drejtua për në Washington. Askush nuk mund të parashikojë nëse do të bëhet një hap i...