Shkolla nis më 8 Shtator, publikohen DATAT: Ja kur do të zhvillohen provimet e klasave të 9-ta dhe të maturës

Shkolla nis më 8 Shtator, publikohen DATAT: Ja kur do të zhvillohen provimet e klasave të 9-ta dhe të maturës

Viti i ri shkollor 2025-2026 do të nisë më datë 8 Shtator. Klasat do të hapen në fillim të vjeshtës për të gjithë nxënësit e arsimit bazë, pra ciklit 9-vjeçar dhe atyre të mesëm. Cikli shkollor për arsimin e ulët do të mbyllet më 12 Qershor 2026, ndërsa për maturantët shkolla përfundon më 29 Maj 2026. Provimet shtetërore për për klasat e 9-ta do të zhvillohen nga 15 deri më 26 Qershor ndërsa për maturantët do të mbahen më 1 deri më 26 Qershor 2026. Sakaq, regjistrimet për klasat e para dhe të dhjeta vijojnë të jenë të hapura deri më 31 Gusht nëpërmjet portalit e-Albania.