Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Hetimet/ “Sponsorizoi” Ajolën me vilë pa qira, Gent Sula i “Intersig” fitoi 530 mijë euro pa garë nga Veliaj
Dosja hetimore e “çiftit të parë të Tiranës”, Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa, për një rastësi interesante, ka brenda saj dy personazhe të tjerë, me të njëjtin emër-Gentian Sula. Njëri prej tyre, biznesmeni i ndërtimit, i njohur edhe për ngritjen e kompleksit rezidencial “Kodra e Diellit” në Tiranë, është marrë i pandehur në kuadër të hetimeve që zhvilloi Prokuroria e Posaçme për veprat penale të “korrupsionit” e “pastrimit të parave”. Ndërsa Gentian Sula tjetër, Drejtor Ekzekutiv dhe aksioner i shoqërisë së sigurimeve “Intersig-Viela Insurance Group” dhe i disa shoqërive të tjera, megjithëse thuajse në të njëjtat situata me adashin e tij të ndërtimit, është “mirëkuptuar” nga Prokuroria e Posaçme dhe duket se nuk do të jetë në listën e të pandehurve në çështjen “Veliaj-Xoxa”. Të...