Trump do vetëdorëzimin e Ukrainës, jo paqen e negociuar me Putinin

Trump do vetëdorëzimin e Ukrainës, jo paqen e negociuar me Putinin

Nga Skënder Minxhozi/   Kur deklaronte se do t’i jepte fund konfliktit Rusi-Ukrainë pa hyrë ende në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump ishte besimplotë dhe serioz. Nuk besonte vetëm tek aftësitë e tij “speciale” për negociata dhe marrëveshje (vite më parë ishte autor i librit “Arti i marrëveshjes”), por besonte dhe vazhdon të besojë se me formulën që ka ndërmend t’i propozojë këto orë presidentit Zelensky dhe liderëve evropianë në Zyrën Ovale, lufta mund të mbarojë sa hap e mbyll sytë. Ajo që po filtron këto orë të ethshme rreth këtij takimi, përshkruhet si një kërkesë ultimative për Ukrainën, më shumë sesa si një ofertë apo propozim kompromisi. Jep Krimenë dhe territoret e tjera të pushtuara, angazhohu qartë dhe me shkrim se nuk do të...