Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Grabitën 44-vjeçarin, arrestohet një shtetas në Durrës, në kërkim edhe një grua
Një 40-vjeçar në Durrës është arrestuar dhe një 49-vjeçare është shpallur në kërkim, pasi në bashkëpunim i morën me dhunë celularin dhe një shumë parash një 44-vjeçari. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se dy të dyshuarit ishin në arrest shtëpie në gjatë momentit që ndodhi ngjarja. Po ashtu bëhet e ditur se para se t’i merrnin me dhunë paratë dhe celularin, 49-vjeçarja i kishte ofruar shërbime seksuale kundrejt pagesës 44-vjeçarit. Ndërkohë materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës. Njoftimi i Policisë: Durrës/Vijon operacioni policor i koduar “Last Threat”. Ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, i ofroi marrëdhënie seksuale, kundrejt pagesës, një 44-vjeçari, dhe bashkëpunoi me një 40-vjeçar, i cili i...