BIRN: Kriza e mbetjeve në Shqipëri/ Nyja lidhëse mes krimit të organizuar dhe fondeve publike

BIRN: Kriza e mbetjeve në Shqipëri/ Nyja lidhëse mes krimit të organizuar dhe fondeve publike

Sistemi i menaxhimit të mbetjeve në Shqipëri është joefikas dhe i korruptuar, me kontraktorë të lidhur ngushtë me politikanë apo grupe të akuzuara për krimit të organizuar, ndërsa qytetarët përballen me ndotje, abuzim fondesh dhe mungesë transparence. Në një rrip toke mes lumit Erzen dhe një ligatine të gjelbër në fshatin Shetël të Shijakut, grumbujt e mbetjeve urbane janë pjesë e pandashme e peizazhit. Dikur habitat për shpendë dhe gjallesa të tjera ujore, ligatina po e humbet funksionin e saj natyror për shkak të ndotjes nga mbeturinat. Sipas banorëve dhe dëshmive të mbledhura nga BIRN, kamionët e kompanisë “AMR”, kontraktore e Bashkisë Shijak, kanë shkarkuar aty për vite me radhë, jo vetëm nga zonat përreth, por edhe nga fshatra më të largët si Maminasi. Fenomeni...