Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Berisha del nga SPAK: 250 urdhër-arreste nuk janë ekzekutuar, krerët e karteleve..
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha dha një deklaratë për mediat pas daljes nga SPAK. Në fjalën e tij ai akuzoi institucionin për bashkëpunim të nivelit të lartë me krimin e organizuar. Sipas kryedemokratit, 250 urdhër-arreste nuk janë ekzekutuar dhe krerët e karteleve janë informuar paraprakisht. Berisha theksoi se asnjë prej drejtuesve të karteleve të drogës nuk ndodhet në burg. Pjesë nga fjala e Berishës pas daljes nga SPAK Sot unë lashë këtë shënim: Altin Troplini, se çfarë gjeta unë aty, aty ishte Elvis Doçi. Elvis Doçi, po i varte në qafë një pllakatë Altin Troplinit, në të cilën e shpallte president i nderit i kartelit Troplini për shkallën më të lartë të bashkëpunimit dhe mbështetjes që ai i dha këtij karteli. Por shqiptarët duhet...