Zjarret, MM: Në 24 orë 23 vatra/ 4 janë ende aktive dhe 3 në monitorim

Zjarret, MM: Në 24 orë 23 vatra/ 4 janë ende aktive dhe 3 në monitorim

Ministria e Mbrojtjes ka informuar në lidhje me situatën e zjarreve në vend. Konkretisht në harkun kohor nga ora 09:00 e datës 17 gusht deri në orën 09:15 të datës 18 gusht 2025, janë evidentuar gjithsej 23 vatra zjarri në territorin e vendit. Nga këto: 16 vatra janë shuar, 4 janë ende aktive dhe 3 po mbahen në monitorim. Vatra të shuara plotësisht: Janë izoluar dhe shuar zjarret në Gramsh (Teqeja e Dushkut, Mali i Kushovës), Vlorë (në afërsi të hangarëve të avionëve), Skrapar (Osnat), Përmet, Durrës (Gjuricaj dhe Shënavlash), Krujë (Virjon dhe afër Fabrikës së Çimentos), Memaliaj, Shkodër (Prekal dhe Mali Kolaj), Patos, Delvinë, Elbasan (Shushicë). Vatra aktive dhe në monitorim: o Bashkia Bulqizë, fshati Tërnovë: dy vatra zjarri me zhvillime në zonën e...