‘KLGJ dhe KLP asnjë fjalë”/ Berisha: Rama sulmoi një prokurore e një gjykatës

‘KLGJ dhe KLP asnjë fjalë”/ Berisha: Rama sulmoi një prokurore e një gjykatës

Pas daljes nga SPAK, kreu i Partisë Demokratike mbajti një deklaratë për mediat. Konkretisht kreu i PD, Sali Berisha, kritikoi Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë për mungesën e reagimit pas sulmeve të Kryeministrit Edi Rama ndaj një prokuroreje dhe një gjykatësi disa ditë më parë. “Edi Rama sulmoi me egërsinë më të madhe një prokurore me mbiemrin Gjeli, e cila në mënyrë absolute kishte zbatuar pikë për pikë atë që kërkohej në raportin e policisë së Shkodrës. Dhe pas prokurores Gjeli që nuk la turfullim pa bërë kundër saj, iu vërsul një gjykatësi tjetër, në mos gabohem, Balliu mbiemër, për fajin e vetëm që ky gjykatës me karakter për ligjin, kishte zbatuar pikë për pikë vendimin e qeverisë. Ky gjykatës,...