Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Viti i ri shkollor 2025-2026, nis më 8 shtator dhe mbyllet më 12 qershor! Provimet..
Viti i ri shkollor për arsimin bazë dhe të mesëm do të nisë më 8 Shtator 2025 dhe mbyllet më 12 qershor 2026. Kështu ka informuar kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetet sociale. Sipas postimit të kryeministrit për maturantët, mësimi do të mbyllet më 25 maj 2026, ndërsa provimet janë parashikuar mes datave 1-26 qershor. Për klasat e 9-ta, provimet do të mbahen në 15:26 qershor 2026. Sa i përket regjistrimeve, për klasat e para dhe të dhjeta do të vijojnë deri më 31 gusht.