Berisha në SPAK, zbaton masën e ‘detyrim paraqitjes’/ Kreu i PD: Rama iu vërsul prokurores dhe gjykatësit, KLGJ dhe KLP…

Berisha në SPAK, zbaton masën e ‘detyrim paraqitjes’/ Kreu i PD: Rama iu vërsul prokurores dhe gjykatësit, KLGJ dhe KLP…

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur këtë të hënë në SPAK. Paraqitja e kryedemokratit lidhet me zbatimin e masës së “Detyrim paraqitjes”, që ka vendosur gjyqtari i apelit të posaçëm. Në vendimin e gjyqtarit, Berisha është i detyruar të paraqitet të hënën e parë dhe të tretë. “Ju e patë, Edi Rama sulmoi me egërsinë më të madhe një prokurore me mbiemrin Gjeli, e cila në mënyrë absolute kishte zbatuar pikë për pikë atë që kërkohej në raportin e policisë së Shkodrës. Dhe pas prokurores Gjeli që nuk la turfullim pa bërë kundër saj, iu vërsul një gjykatësi tjetër, në mos gabohem, Balliu mbiemër, për fajin e vetëm që ky gjykatës me karakter për ligjin, kishte zbatuar pikë për pikë vendimin e qeverisë....