“250 urdhër-arreste nuk janë ekzektuar”/ Berisha: Janë informuar kartelet e drogës, asnjë prej tyre s’është në burg

“250 urdhër-arreste nuk janë ekzektuar”/ Berisha: Janë informuar kartelet e drogës, asnjë prej tyre s’është në burg

Sali Berisha, nga jashtë SPAK ku u paraqit në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, tha se kartelet e drogës janë informuar për operacionet për kapjen e tyre. Ai theksoi se asnjë prej krerëve të karteleve nuk është në burg. “Nga bilanci i një gazetari kurajoz, investigativ, del se bashkëpunëtorët e krimit në këtë institucion, si dëshmi e këtij bashkëpunimi, 250 urdhër arreste ndërkombëtare dhe kombëtare nuk janë ekzekutuar”, tha ai. Kryedemokrati shtoi se: “Janë informuar krerët e karteleve dhe de facto asnjë prej tyre nuk është në burg në Shqipëri.” Sali Berisha: Sot unë lashë këtë shënim: Altin Troplini, se çfarë gjeta unë aty, aty ishte Elvis Doçi. Elvis Doçi, po i varte në qafë një pllakatë Altin Troplinit, në të cilën e...