Guardiola: Edhe vjet e nisëm me vrull të madh, kam ende mjaft lojtarë të tepërt në ekip

Guardiola: Edhe vjet e nisëm me vrull të madh, kam ende mjaft lojtarë të tepërt në ekip

Trajneri Pep Guardiola përsëriti nevojën e Manchester City për të zvogëluar numrin e lojtarëve në dispozicion para përfundimit të merkatos së verës. Ai la Ederson dhe Savinho jashtë skuadrës në ndeshjen e parë në Premier League, ku “citizens” fituan 4-0 ndaj Wolves. Këta dy lojtarë mund të largohen nga stadiumi “Etihad”, por Guardiola ka lënë të kuptohet se mund të ketë më shumë largime deri më 1 shtator. “Nuk dua t’i lë lojtarët në shtëpi. Nuk është e shëndetshme, nuk mund të krijosh një atmosferë të mirë për të garuar”, tha Guardiola. “Të gjithë duhet ta ndiejnë se mund të luajnë, mund të ndihmojnë, mund të garojnë me shokët e tyre për të mposhtur kundërshtarin. Nuk është e re. Situata është ajo që është dhe...