Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Çfarë po ndodh me hetimet e SPAK për aferën e “Check-Up” të Vilma Nushit, si u vodhën miliona euro para…
Hetimet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për aferën e “Check-Up” të biznesmen Vilma Nushit po ecin përpara. Procedimi penal është regjistruar zyrtarisht dhe fokusohet te skema e dyshuar e përvetësimit të fondeve publike, që përfshin edhe zyrtarë të tjerë të lartë. Raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) konfirmojnë se kompania koncesionare e Vilma Nushit përvetësoi rreth 4 milionë euro për shërbime të pakryera dhe përfitoi 2.3 milionë dollarë TVSH të rimbursueshme në mënyrë të padrejtë. Auditimet e FSDKSH-së tregojnë se pagesat për 20,172 analiza të pakryera u bënë gjatë vitit 2022, ndërsa dyshohet se skema ka vijuar që nga viti 2015. SPAK po zhvillon hetime mbi dokumentacionin dhe kallëzimet e bëra më parë, duke u përqendruar në mënyrën si fondet publike u përdorën...