Deri në 1200 euro dita/ Shezlongu sa një natë në hotel 5 yje, ja sa kushtojnë pushimet në Mesdhe

Deri në 1200 euro dita/ Shezlongu sa një natë në hotel 5 yje, ja sa kushtojnë pushimet në Mesdhe

Pushimet verore në brigjet e Mesdheut, dikur simbol i relaksit dhe qetësisë, sot po shndërrohen në një luks të papërballueshëm. Nga Amalfi e deri në Marbella, çmimet e shezlongëve në plazhet elitare kanë arritur nivele marramendëse, duke e bërë një ditë në bregdet të krahasueshme me një natë në hotelet më luksoze të botës. Në Spanjë, një nga destinacionet më të frekuentuara është Costa del Sol. Në La Cabane, Marbella, një divan i madh për tre persona arrin deri në 1,200 euro në ditë. Çmimi përfshin vetëm një kupon për shampanjë me vlerë 200 euro, ndërsa çdo shërbim tjetër paguhet veç. Në bregdetin italian të Amalfit, situata është edhe më ekstreme. Në Arienzo Beach Club, Positano, dy shezlongë dhe një ombrellë kushtojnë deri në 600...