Rama mbylli TikTok-un për politikë, jo për dhunën e adoleshentëve, ajo vazhdon rritet frikshëm

Rama mbylli TikTok-un për politikë, jo për dhunën e adoleshentëve, ajo vazhdon rritet frikshëm

Një vit pas ndalimit të rrjetit social, dhuna mes të rinjve vazhdon të marrë jetë të rinjsh. Statistikat vërtetojnë katërcipërisht se vendimi i Edi Ramës për të mbyllur rrjetin social TikTok vetëm pak muaj para zgjedhjeve të 11-Majit, ishte një vendim i motivuar nga frika e kritikave online, jo për mbrojtjen e fëmijëve. Nuk është lajm hipokrizia e Ramës për shumkënd, por po risjellim disa të dhëna për ta kuptuar këtë gjë edhe më naivët. Një vit pas vendimit personal të Ramës për të mbyllur TikTok-un, krizat e dhunës mes adoleshentëve në Shqipëri vazhdojnë të shpërthejnë. Vrasja e 14-vjeçarit Erald Xhejo në Pirg të Maliqit është dëshmia më e freskët se ndalimi i platformës nuk kishte asnjë lidhje me parandalimin e tragjedive, por ishte një...