Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
‘Profesionistët e lirë’ kundër Kodit të ri Penal, letër Manjës: Shkel liritë ekonomike!
Publikimi i draftit të Kodit të ri Penal nga Ministria e Drejtësisë ka shkaktuar debate të forta mes juristëve dhe organizatave të shoqërisë civile. Dokumenti prej 952 nenesh është bërë publik në fund të korrikut dhe aktualisht ndodhet në fazën e konsultimeve. Aleanca e Profesionistëve të Lirë (APL) i është drejtuar me një letër ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja, ku kërkon rishikim të kujdesshëm të dispozitave problematike. Sipas tyre, drafti rrezikon të shkelë parimin e proporcionalitetit, të kufizojë liritë ekonomike dhe të cenojë fjalën e lirë. APL paralajmëron se zgjerimi i ndërhyrjes penale në fusha të trajtuara tradicionalisht nga e drejta civile ose administrative mund të sjellë pasoja serioze në marrëdhëniet tregtare. Nenet më problematike Neni 537: Parashikon ndëshkime për “tarifat e papërshtatshme të shërbimit”....